Skënderaj ishte një komunat më të prekura nga moti i keq në Kosovë.

Përmbytjet masive atje shkaktuan dëme të mëdha, duke dëmtuar rrugë, banesa e biznese, si dhe automjete të shumta të cilat vërshimi i ujit i mori me vete. Problematike ka qenë situata dhe në Mitrovicë ku ashtu si dhe në Skënderaj, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, edhe pse autoritetet përpiqen te qetësojnë popullatën me pohimet se situata është nën kontroll.

Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli dhe ministri i administrimit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar Mitrovicën për të parë nga afër gjendjen atje e kanë inspektuar edhe rrugën nacionale Mitrovicë-Bërnjak e cila vazhdon të mbetet pjesërisht e bllokuar, për shkak të rrëshqitjeve të shumta të dheut.

Shqetësim ngjalli dhe situata e krijuar nga reshjet e dendura dhe përmbytjet në fshatin Drejë të Istogut i cili mbeti gjithashtu nën pushtetin e uji. Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati thotë se sasia e ujit këtë radhë është me e madhe se hera e fundit kur zona u përball me përmbytje të mëdha.

“Forca e Sigurisë së Kosovës evakuoi në këtë zonë 14 familje me rreth 60 anëtarë të cilit kishin mbetur të bllokuar gjatë gjithë ditës së enjte”, tha Ferhati.

“Vështirësi ka pasur edhe në komunën e Pejës, më saktësisht në fshatin Baran ku situata ka qenë më e rëndë, dhe e ngjashme gjendja paraqitej edhe në Podujeve e Klinë. Ndërkohë, pavarësisht reshjeve të pandërprera të shiut, panorama shfaqet krejt ndryshe në Malishevë ku gjendja është e stabilizuar, pa dëme e pa përmbytje e të gjithë rrugët janë të kalueshme, madje njësi të emergjencave pranë kësaj komune janë dërguar në Skënderaj për të dhënë ndihmën e tyre”, tha Demaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA