Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas tjetrës, ja sa ishte magnituda “Nuk më ka mbetur më energji për të drejtuar vendin”, ky ishte argument me të cilin Jacinda Ardern, e konsideruar një yll në rritje i politikës globale, dha papritur dorëheqjen nga pozita e kryeministres së Zelandës së Re.
Zëvendësimin e saj, ligjvënësit e Partisë Laburiste do ta hedhin në votim të dielën. Edhe pse për një kohë të gjatë u konsiderua një lidere mjaft e dashur prej popullit të saj, sondazhet e fundit treguan se partia e Ardenit përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor.
42-vjeçarja mezi i mbajti lotët teksa rrëfeu se peshën e madhe të këtyre 6 viteve në pushtet.
Gjatë pushimeve verore, u shpreh ajo, pata kohë për të analizuar të ardhmen me shpresën se do të gjeja energjinë për të vazhduar.
“Fatkeqësisht nuk e gjeta, dhe do t’i bëja një shërbim të keq Zelandës së Re nëse do të vazhdoja të qëndroja në këtë post. Vitet që kalova në drejtim kanë qenë më të përmbushurit e jetës sime, por udhëheqja e vendit në kohë krizash ishte shumë e vështirë. Këto ngjarje kanë lënë gjurmën e tyre në mënyrë të vazhdueshme”, tha Arden.
Ardern do të qëndrojë në pushtet deri më 7 shkurt. Nëse asnjëri prej pasardhësve të saj nuk do të gëzojë mbështetjen e dy të tretave të partisë, votimi do të kalojë tek anëtarësia.
Kur u zgjodh në krye të ekzekutivit në 2017-tën, Ardern ishte vetëm 37 vjec, çka e bëri gruan më të re në botë që merrte frerët e një qeviere.
Ajo kaloi nëpër sfida të mëdha nga pandemia e koronavirusit, tek të shtënat në xhamitë në Krajstçërç, dhe një shpërthim vullkanik, e pati mjaft vlerësime për mënyrën sesi i menaxhoi situatën.
Megjithatë masat e rrepta kundër koronavirusit ngjallën dhe shumë pakënaqësi dhe uljen e popullaritetit tani, e përshkroi dhe vetë si çmimin që u desh të paguajë qeveria e saj për mbajtjen e njerëzve të sigurtë gjatë pandemisë.
Top Channel