Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për Forumin Ekonomik Botëror nga Kievi, duke treguar se ata do ta përfundojnë luftën.

“Edhe pse vendi i im nuk e filloi luftën, ne do ta përfundojmë atë. Ukraina po qëndron fuqishëm dhe vendosur”, tha ai.

Zelensky përmendi edhe furnizimet me armë për të cilat kanë nevojë, kryesisht në sistemin e mbrojtjeve ajrore.

Ukraina është pajisur me një numër sistemesh të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’, më i fundit është konfirmuar nga Holanda mbrëmjen e djeshme.

I pyetur për vendin e Rusisë në botë, Zelensky deklaroi se nuk është i sigurt se çfarë do të ndodhë përpara.

“Unë mendoj se Rusia tashmë ka fituar një vend në mesin e terroristëve dhe kjo nuk varet më nga lidershipi i tyre“, tha ai.

Presidenti ukrainas përsëri këmbënguli se Moska duhet të respektojë integritetin territorial të Ukrainës. Ndër të tjera, pasi u pyet për sigurinë e tij, Zelensky u shpreh se nuk shqetësohet.

“Nuk jam i shqetësuar për këtë. Ky nuk është aksident sepse është për shkak të luftës, dhe lufta ka shumë dimensione. Nuk ka aksidente në kohë lufte”, deklaroi lideri ukrainas.

 

Top Channel