Tërmeti me magnitudë 4.7 në Klos, regjistrohen 8 pasgoditje gjatë natës
16/01/2023 08:41
Tërmeti magnitudës 4.7 i shkallës Rihter, i cili ndodhi në orën 22:37 minuta të mbrëmjes të së dielës është pasuar nga pasgoditje me magnitudë më të ulët.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, mbrapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
Top Channel