Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme këtë javë.

Kjo vjen si pasojë e disa qendrave të thella të presionit atmosferik me origjinë polare të cilat do të përfshijnë jo vetëm territorin e vendit tonë por edhe pjesën më të madhe të Europës.

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në disa prej ditëve përgjatë ultësirës perëndimore (kryesisht veriperëndim dhe jugperëndim) reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Pritet erë tepër intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi që arrinë deri 20 – 25m/s ndërsa pritet edhe dallgëzim i lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA