Kosova përkujton sot 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, ndërsa i dërguari i SHBA-së në Prishtinë, ambasadori Jeff Hovenier tha se askush nuk duhet ta harrojë apo mohojë këtë masakër.

“Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri. Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”, ka shkruar Hovenier duke cituar Martin Luther King.

Në përkujtim të Masakrës së Reçakut, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori William Walker mbajtën homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut .

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit të 1999, Reçaku u zgjua i rrethuar nga forcat serbe.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën.

Atë kohë shefi i misionit të OSBE-së, William Walker pasi kishte mbërritur në vendngjarje e kishte cilësuar si “Krim kundër njerëzimit”.

Pas Masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave, por  kjo tentativë e tyre dështoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA