Rrugë e vështirë për të miturit/ Kopshti i fshatit Fishtë i rrethuar nga uji, balta dhe gropat

13/01/2023 15:12

Për fëmijët parashkollor në Fishtë të Lezhës, ikja në kopësht është kthyer në një sfidë për ta për shkak të amortizimit të 200 metër rrugë që lidh fshatin me kopshtin.

Situata për të vegjlit bëhet më e vështirë, sidomos kur ka reshje shiu, pasi e gjithë rruga mbulohet nga gropa me uji dhe balte.

Banorët thonë se janë ankuar disa herë, por deri më tani nuk kanë marr asnjë zgjidhje duke ua bërë herë herë të pa mundur dërgimin e fëmijëve në kopësht.

Janë rreth 200 metër rrugë pranë kopshtit, e cila prej 5 vitesh vijon të jetë e amortizuar duke penalizuar çdo ditë këta fëmije ku numri i tyre vjen e zvogëlohet çdo vit e më tepër.

Top Channel