Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën tragjikisht tre të rinj Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në hyrje të qytetit të Fierit.
Mësohet se është plagosur me armë një person, i identifikuar si Dashamir Muça 50 vjeç, ndërsa autori Altin Nika.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare ndërsa nuk dihen shkaqet e plagosjes së tij.
“Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.
Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”- njofton policia.
Top Channel