Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Antonio Lekën, i riu i cili u arrestua pak ditë më parë me arsenal armësh.

36-vjeçari u arrestua disa ditë më parë pasi ishte i pajisur me arsenal armësh dhe jelek antiplumb.

Në një video të siguruar nga Top Channel, 36-vjeçari duket mjaft i nervozuar pranë një makine tip “Audi” teksa përgatit armën në një servis, ndërsa personat pranë tij nuk ndërhyjnë për ta ndaluar.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…”,  ka thënë Leka.

Policia sekuestroi  1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA