Vetëvritet me armë 81-vjeçari në Trush të Shkodrës

11/01/2023 11:30
Foto Ilustruese

Një 81-vjeçar në Trush të Shkodrës është vetëvrarë me armën e gjahut.

“Rreth orës 10:15, në fshatin Trush, Shkodër, dyshohet se shtetasi M. M., 81 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sipas policisë.

Nuk dihen ende arsyet, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel