Si të shpëtojmë njëherë e mirë nga shenjat e akneve në fytyrë!

10/01/2023 14:16

Aknet e bezdisshme dhe puçrrat shpesh na tundojnë t’i ‘ngacmojmë’, ndërkaq shenjat të cilat mbeten pas, shpesh na shoqërojnë për një pjesë të madhe të jetës sonë.

Por tani duket se paskemi ‘shpëtim’…

Këto janë disa nga këshillat e ekspertëve që duhen ndjekur sa më parë. Revista “InStyle” ka arritur në një përfundim të cilin e kanë rekomanduar dermatologët e famshëm, mos i prekni aknet dhe puçrrat e imëta. Mirëpo kur nuk i rezistoni dot ‘tundimit’, atëherë thjesht mos i prekni më pas.

“Gjëja më e mirë që mund të bëni është që lëkurën ta mbani të njomur në mënyrë që të shërohet nga plagët e akneve sa më parë”, sugjerojnë mjekët.

Gjithashtu, duhet të shmangni produktet të cilat kanë alkool, sepse mund të shkaktojnë më shumë irritime. Përdorimi i kremit me faktorin mbrojtës ndaj diellit dhe përdorimi i produkteve me retinol duhet të ndihmojnë që nga shenjat post akneve të mos mbeten si plagë në fytyrë.

Rikujtojmë se, qymyri është shpallur si një nga elementët më të mirë pastrues që ka ekzistuar në kujdesin e lëkurës. Ai ka aftësinë për të hequr yndyrën e tepërt nga lëkura dhe rekomandohet për larjen e fytyrës, pastrimin, maskat eksfoliuese dhe më shumë.

Qymyri trajton aknet në fytyrë në mënyrë efektive. Aknet shkaktohen nga akumulimi i vajit, baktereve dhe qelizave të vdekura brenda poreve. Nëse përdorni qymyr të aktivizuar, ai do të largojë bakteret e bllokuara brenda poreve pasi ka veti absorbuese dhe antibakteriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA