Video/ Akuariumi më vjetër i Evropës lind kandilin ndriçues për herë të parë (fotot)

09/01/2023 21:43

Kopshti zoologjik Schoenbrunn Zoo, një nga më të vjetrit në botë, është bërë sot i pari që ka shumëfishuar me sukses kandilë deti ndriçues.

Ekspertët e kompleksit në Vienë, Austri, kanë mirëpritur dy specie të reja – kandilin e njohur si ‘Palagia panopyra’ dhe speciet më të vogla ‘Bolinopsis mikado’ – të cilat të dyja prodhojnë dritë kur një substancë e quajtur “luciferin” reagon me oksigjenin.

Schoenbrun është në fakt një nga fermat më të mëdha në botë për kandilat e detit me më shumë se 70 specie.

Kopshti zoologjik vjenez shtrihet ne rreth 17 hektarë dhe eshte themeluar në vitin 1752, duke u shpallur gjithashtu pjese e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

FOTO GALERI
1/3
Ekspertët e kompleksit në Vienë, Austri, kanë mirëpritur dy specie të reja – kandilin e njohur si ‘Palagia panopyra’ dhe speciet më të vogla ‘Bolinopsis mikado’ – të cilat të dyja prodhojnë dritë kur një substancë e quajtur “luciferin” reagon me oksigjenin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA