Kapen ​mbi 4 ton kanabis në brigjet veriperëndimore të Spanjës

09/01/2023 18:30

Rreth 4.4 ton hashash u kapën në Gjirin e Cadizit në veriperëndim të Spanjës në një operacion të përbashkët, thuhet në një deklaratë zyrtare të hënën.

Operacioni u krye nga Policia Kombëtare Spanjolle dhe Doganat spanjolle me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, Qendrës së Analizës dhe Operacioneve Detare për Narkotikët (MAOC-N), një nismë e përbashkët nga gjashtë shtete anëtare të BE-së dhe MB – tha në një deklarate.

Anija detare Ivy Rosa shkoi në bregun perëndimor të Marokut për të ngarkuar drogën, sipas autoriteteve spanjolle. Droga ishte menduar të transportohej në Amerikën e Jugut.

Megjithatë, anija u kthye në gji – që është ngjitur me Spanjën dhe Portugalinë – për të kërkuar strehim për shkak të motit të keq, dhe pikërisht aty ndodhi përgjimi, thanë autoritetet.

MAOC-N është një iniciativë e gjashtë shteteve anëtare të BE-së – Franca, Irlanda, Italia, Spanja, Holanda dhe Portugalia – plus Mbretëria e Bashkuar, dhe bashkëfinancohet nga Fondi i Sigurisë së Brendshme të BE-së.

Top Channel