Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Heshtjes dhe indiferencës së institucioneve shtetërore në lidhje me punimet e paligjshme që po kryen firma Gener 2 për ndërtimin e koncesionit Thumanë-Kashar ku preken 30 ha tokë dhe shemben 20 banesa, banorët i janë përgjigjur me protesta.
“Se si punon firma e qetë pa leje ndërtimi nuk e dimë ku ligji e thotë që duhet të ndërpriten punimet dhe të ndiqet penalisht”.
Banoret thonë se nuk do lejojnë punimet në tokat e tyre pa u kompensuar me çmimin e tregut, në rast të kundërt do të ndërmarrin akte ekstreme.
“Ne do të vetë flijohemi, nuk ka më të shtrenjtë se prona pas familjes”
“Ky shtet nuk do t’ia dijë a jemi të vdekur a të gjallë”
“Nuk kemi për të hy kurrë në Europë do mbetemi rrugëve të botës”– shprehen banorët.
Të hënën banorët i drejtohen prokurorisë dhe SPAK-ut bashkë me dokumentacionin që kanë grumbulluar ndërkohë që do të dërgojnë peticion me kërkesat e tyre në të gjitha përfaqësitë e ambasadave në Tiranë.
Top Channel