Zjarri në Mallakastër, riaktivizohen vatrat në Çërrilë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët

09/09/2026 11:49

Vazhdon ende aktivizimi i vatrave të zjarrit në zonën e Çërrilës, në Mallakastër.

Era dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen dhe riaktivizimin e flakëve.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të mbështetura edhe nga një grup prej 30 efektivësh të ushtrisë, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave.

Top Channel