Incident në Egje! Roja bregdetare greke qëllon në shenjë paralajmërimi ndaj anijes turke

05/01/2023 15:53

Një anije  patrulluese e rojës bregdetare greke qëlloi të enjten herët në mëngjes një anije të rojës bregdetare turke që po përpiqej ta përplaste atë në detin Egje lindor, thanë autoritetet në Athinë, ndërsa tensionet midis dy fqinjëve mbeten të larta.

Në një deklaratë, roja bregdetare greke tha se “ekuipazhi i saj qëlloi në shenjë  paralajmërimi në një sektor të sigurt dhe anija e rojës bregdetare turke u tërhoq” drejt bregdetit të tyre.

Deklarata nuk përmendi asnjë lëndim apo dëmtim të asnjërës anije, gjatë incidentit në juglindje të ishullit grek Farmakonissi.

Incidenti vjen pasi marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë, rivalët historikë rajonalë dhe aleatët e shqetësuar të NATO-s, kanë qenë më të tensionuara se zakonisht gjatë tre viteve të fundit.

Roja bregdetare greke tha se anija e saj kishte qenë në një mision për të identifikuar tre anije peshkimi turke në ujërat greke pranë Farmakonissi.

Sipas tyre  se ekuipazhi grek hapi zjarr pasi “u ngacmua” nga anija e rojes bregdetare turke, duke shtuar se anija turke po “kryente manovra të rrezikshme me qëllimin për të përplasur” anijen greke.

Ndërkohë vetëm një javë më parë, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu kërcënoi Greqinë me hakmarrje nëse Athina vazhdon me ndonjë zgjerim të ujërave të saj territoriale në Egje, duke shtuar se kjo do të shihet si një rast që justifikon veprimet ushtarake.

Top Channel