Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve Veshje liturgjike të klerit katolik Shqiptar të 100 viteve të fundit, janë ekspozuar për herë të parë në muzeun e Dioqezës së Shkodrës.
Me ndalimin e fesë, iu sekuestruan priftërinjve nga regjimi dhe në ndryshim nga pasuritë e tjera të kishës, nuk i shkatërroi por i vendosi në muzeun ateist duke i përdorur për demaskim.
“Pjesa më e madhe e tyre, sot nuk dihet se kujt i përkasin pasi regjimi i mori me forcë dhe zhduku çdo të dhënë për t’i përdorur për propagandën e saj ndërsa priftërinjtë u ekzekutuan në burgje. Gjithsesi mes tyre qëndron veshja e një kleriku të rëndësishëm”, thotë Luigj Milla.
Veshjet tashmë janë bërë pjesë e muzeut të kishës ku ruhen së bashku me pikturat e artistit me famë ndërkombëtare Lin Delia.
Top Channel