At Theodhori është një figurë shumë karizmatike në Gjirokastër. Kleriku që shërben prej 31 vitesh në kishën e Kryeëngjëjve në qytet rrëfehet për jetën nën petkun e priftit, një rrugëtim që ka nxitur tek ai pasionin për jetën, dashurinë për njerëzit por edhe përballjen me sfidat e natyrës njerëzore.
Me një të kaluar familjare të lidhur me ortodoksinë shqiptare që nga stërgjyshi prift në Lunxhëri at Theodhori tregon se besimi mund të jetë liri. Kleriku që studioi për skulpturë e ka gjetur veten tek poezia dhe të shkruarit. Ai krijon për veten dhe frymëzimin e gjen tek njerëzit dhe tek ajo që duhet të sfidojmë kur gjendemi në vështirësi.
Vullneti për të kuptuar njerëzit për të ndarë me ta gëzimet e për të lehtësuar dhimbjet e ka bërë klerikun poet të shohë përtej ndasive fetare për të na kujtuar se harmonia e ka shoqëruar jetën në shoqërinë lokale shqiptare ndër shekuj.
Në këtë fillim viti At Theodhori uron që të gjithë të udhëhiqen nga drita e tyre e brendshme dhe të mendojnë sesi secili nga ne mund ta bëjë botën më të mirë pavarësisht se cilit besimi i përkasim.
Top Channel