Përfshihet nga zjarri kasollja në Devoll, dyshohet të jetë e qëllimshme

04/01/2023 18:41

Një hambar  ku mbaheshin zahiret e dimrit në Devoll u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të mërkure.

Siç duket edhe nga pamjet, ka dëme të shumta materialr pasi është djegur e gjithë kasollja. Fatmirësisht nuk ka rrezik për banesën ngjitur, dhe as dëme në njerëz.

Ngjarja  ndodhi në fshatin Ziçisht.

Ndërkohë ndodhet në zjarrfikësja në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen totale të flakëve. Dyshohet se zjarrëvënia ishte e qëllimshme.

Top Channel