Stavër Komishta është 80 vjeç dhe prej 4 vitesh jeton në Shtëpinë e të Moshuarve në Elbasan.

I mbetur pa familje, ai i trembet vetmisë dhe Viti i Ri me shokë e shoqe ishte një moment i veçantë dhe i bukur.

Koha në Shtëpinë e të Moshuarve nuk vrapon, jeta nuk është intensive, por momentet kalojnë ngadalë duke biseduar, duke luajtur domino e shah apo duke ndarë eksperiencat e jetës së kaluar dikur në familje.

Padyshim që ndërrimin e viteve shumë të moshuar e kanë kaluar vetëm në shtëpi, e krahasuar me ta, në shtëpinë e të moshuarve në Elbasan, pati hare e shkëmbim urimesh mes atyre që ndajnë të njëjtin fat.

Top Channel