A e keni pyetur ndonjëherë veten se cili ishte filmi i parë i Krishtlindjeve i realizuar ndonjëherë dhe për çfarë bëhej fjalë?

Bëhet fjalë për filmin “Santa Claus” i cili u filmua në vitin 1898 nga një pionier britanik i kinemasë dhe tregimit me protagonist Santa Claus.

Filmi bënte fjalë për dy fëmijë që presin para oxhakut kur dado i detyron të shkojnë në shtrat. Më vonë atë natë, Santa mbërrin në çatinë e shtëpisë së tyre, zbret nga oxhaku dhe hyn në shtëpi përmes oxhakut për të lënë dhurata për fëmijët. Më pas ai zhduket, pikërisht kur fëmijët zgjohen.


Ndërkaq, fushatat që zakonisht bën Ministria e Barazisë në Spanjë janë të zhurmshme dhe gjithmonë dërgojnë mesazhin e duhur. Të njëjtën gjë bëri edhe për festat e këtij viti, me një reklamë që tregonte një grua duke bërë të gjitha përgatitjet e Krishtlindjeve, duke bërë pazar, duke u stresuar dhe duke qenë në kuzhinë gjatë gjithë ditës, ndërsa pjesa tjetër e familjes ha dhe pushon.

Po sikur të harronte gjelin e detit në furrë? Këtë skenar alternativ e shohim në reklamën e Krishtlindjeve të Ministrisë, ku ajo më në fund pushon dhe të gjithë të tjerët bëjnë gjithçka. Një reklamë relativisht e lehtë që na kujton rolin stereotipik që ka zakonisht një grua dhe që presim gjithçka prej saj dhe vetes, pa kërkuar ndihmë. “Ji i lumtur dhe bashkëpërgjegjës”, titullohet fushata dhe po, përgjegjësia duhet të ndahet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA