I mbytur me çarçaf në qelinë e tij në një repart të burgut Torre del Gallo, ky është fundi tragjik i 20 vjeçarit italo-shqiptar, Aldo Latifaj, i cili nuk u arrit të shpëtohej pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

I riu u dërgua në spital me shenja jete, por nuk doli dot gjallë prej andej. Një hetim është çelur tashmë mbi rastin e tij, e është urdhëruar autopsia, me qëllimin të hidhet më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në një krah të ri të burgut të Torre del Gallo.

20-vjeçari ishte dërguar seksionin e ngritur së fundi të këtij institucioni së dënimit në Pavia, ku mblidhen të dënuar nga e gjithë Lombardia, të cilët nuk mund të strehohen në qeli me të burgosur të zakonshëm.

Latifaj, i ndaluar për krime kundër pronës ka mbetur vetëm në qelinë e tij, sipas La Stampas, teksa dy të burgosur të tjerë që duhet të ishin aty ishin dërguar në qeli të ndryshme pasi kishin përdorur lejen e shoqërimit.

I riu mendohet se ka vrarë veten, duke e mbështjellës çarçafin rreth qafës, të cilën e ka kthyer pastaj disa herë me forcë.  “Njerëzit që zgjedhin të vdesin në këtë mënyrë – shpjegojnë ata nga burgu – nuk kanë asnjë shans të kthehen. Në fakt, nëse e mendojnë përsëri, nuk mund ta çlirojnë veten nga kontrolli”, thuhet në shkrim. Kur e panë të shtrirë në dysheme , gardianët e burgut hapën menjëherë derën e qelisë.

Në pak më shumë se një muaj, nga fundi i tetorit deri në fillim të dhjetorit, tre të burgosur të tjerë kryen vetëvrasje në Torre del Gallo.

Top Channel