695 mijë pensionistë do të marrin nga 8 mijë lekë si ndihmë nga qeveria për të zbutur impaktin e inflacionit deri në fund të këtij dimri të vështirë.

Të gjithë pensionistët do të marrin nga 8.000 lekë, pagat në shtet nën 60 mijë lekë do të marrin 20.000 lekë dhe pagat mbi 60 mijë lekë marrin 10.000 lekë.

Kjo mbështetje për 1 milionë individëve ofrohet për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar dhe zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

Top Channel