Me kapuç në kokë dhe shishet me lëndë djegëse në duar/ Momenti kur dy persona u vënë flakën makinave, pamje nga kamerat e sigurisë

30/12/2022 10:29

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur dy persona i vendosin flakën tre makinave të djegura në Vlorë gjatë natës.

Dy personat mbajnë shishe në duar, që dyshohet të jenë me lëndë djegëse. Ata u afrohen makinave, hedhin lënën djegëse dhe më pas ato përfshihen nga flakët.

Tre automjetet që janë shkrumbuar rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, janë në pronësi të personave D. S, Z. K dhe Y. I.

Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit“, sipas policisë.

Nuk dihet ende se cilët janë autorët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel