Sa më i madh gjeli i detit, aq më shumë të mira tërheq, sipas bindjes së shqiptarëve, në tryezën e festave të fundvitit.

Në fakt, ai thotë AFP në një reportazh kushtuar kësaj teme, konsiderohet “mbreti i tryezës” në këtë periudhë dhe pretendohet se sjell bollëk, begati, pjellori dhe fat.

Gjelat meshkuj preferohen pasi janë më muskulozë, por mishi i pulave të detit nga ana tjetër ka më shumë shije.

“Gjelat meshkuj preferohen se janë më të mëdhenj dhe kanë më shumë mish. Femrat janë më të vogla, por mishi i tyre është më i shijshëm.“- shprehet fermerja Lindita Duka.

Në disa pjesë të vendit, ekziston një traditë pagane e prerjes së kokave të këtyre zogjve në shtëpi dhe spërkatjes së disa pikave të gjakut në portën e derës, për të mbrojtur familjen nga syri i keq dhe për të sjellë fat të mirë.

AFP nxjerr në pah faktin që shqiptarët preferojnë më shumë gjelat e gjallë dhe të rritur në natyrë, sepse e mendojnë këtë si një lloj garancie se mishi i tyre do të jetë më i mirë dhe më i freskët. Në disa raste raste megjithatë, fëmijët lidhen ndoshta pak më shumë se c`duhet me këto shpendë.

“Këta janë dy gjelat më të mirë të vitit, djali im i vuri emrin e Messit dhe Mbappe-s, dy kampionët e mëdhenj të futbollit. Unë i premtova që nuk do t’i ther dhe do ta mbaj premtimin”- shprehet dermerja Blerina Subashi.

Top Channel