Një mjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në autostradën Vlorë-Fier këtë të enjte.

Makina me drejtues shtetasin me iniciale Xh.K. është përfshirë nga flakët rreth orës 22:00. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik në mjet.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 22:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja, një automjet me drejtues shtetasin Xh. K., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel