Nuk ka vend në qytetin lindor të Bakhmut që “të mos jetë i mbuluar me gjak”, tha presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy në një deklaratë sot.

Ai shtoi se vetëm disa qytetarë kanë mbetur në qytet, i cili kishte qenë shtëpia e 70,000 njerëzve përpara luftës me Rusinë.

“Nuk ka vend që nuk është i mbuluar me gjak. Nuk ka orë kur zhurma e tmerrshme e artilerisë nuk dëgjohet. Megjithatë, Bakhmut qëndron në këmbë” tha Zelenskyy.

Qyteti, i cili ndodhet në rajonin lindor të Donetskut, ka qenë vendi i betejave të pamëshirshme për muaj të tërë. Trupat ruse po përpiqen të futen në zonë në përpjekjet e tyre për të kapur plotësisht kontrollin e Donbasit, duke u mbështetur kryesisht te mercenarët për ta bërë këtë.

Zelenskyy bëri një vizitë në Bakhmut në fillim të dhjetorit, duke e përshkruar vendbanimin si “kështjellën” e vijës së parë të Ukrainës. Beteja këtu është bërë një nga më të ashprat e luftës deri më tani, me banorët e detyruar të strehohen nën tokë dhe në kushte ngrirjeje.

Ekspertët ushtarakë thonë se Bakhmut ka pak vlerë strategjike për Rusinë, por të tjerë thonë se kapja e tij do të hapte rrugën për në Sloviansk dhe Kramatorsk – dy qendra të rëndësishme industriale.

Top Channel