Skuadra e Everton është në një moment të vështirë këtë sezon teksa rezulatet e fushës janë zhgënjyese duke e renditur skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard në vendin e 17-të të klasifikimit.
Mirëpo, situata kritike pasqyrohet edhe në administrimin e klubit me portierin Jordan Pickford që pranoi rinovimin dhe kontratën e re të ofruar nga drejtuesit, mirëpo ende nuk e ka firmosur atë.
Kontrata e ofruar nga Everton për portierin e kombëtares së Anglisë është pesëvjeçare, një fakt që Pickford e “joshi”.
Mirëpo, pas Botërorit të Katarit, 28-vjeçari duket se ka ndryshuar mendje prej rezultateve sportive dhe ka lënë bosh vendin e tij të firmës në kontratë, teksa po studion mundësitë reale për t’u transferuar në një nga top klubet e Premier League si Manchester United, Chelsea dhe Tottenham. Të tre klubet janë duke bërë sondazhe për portierin teksa kontrata aktuale e Pickford me Everton përfundon në qershorin e vitit 2024.
Top Channel