Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta është nën hetim nga Prokuroria së bashku me disa zyrtarë të tjerë të dikasterit pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Ilir Thana i kanë shkaktuar dëm buxhetit në vlerën e 480 milionë lekëve, duke i dhënë dy herë pagesa për të njëjtin objekt.

Ministrja e Financave pranoi se ishte në dijeni të hetimit

Sigurisht që jam në dijeni. Prokuroria do bëjë punën e saj dhe do dali me konkluzionet e veta. Ministria e Financave një nga detyrat kryesore të saj ka bërjen e pagesave nga Thesari dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.”– tha Ministrja e Financave.

Sipas dosjes hetimore që Top Channel ka zbuluar, Gjokuta së bashku me disa përmbarues kanë bërë rivlerësimin e objektit të shtetasit Thana duke argumentuar kështu një tjetër pagesë nga Thesari për privatizimin e objektit shkresa që vë në pozitë të vështirë sekretarin e përgjithshëm të financave Arlind Gjokuta mban datën 14 shtator 2022

Sekretari i Përgjithshëm u vu në dijeni për këtë pagesë përmes një memoje. Kështu objekti shtetëror që i ishte shitur shtetasit Thana, me një vendim gjykate duhej t’i kthehej sërish pronarëve, ndërsa Ministria e Financave në 2015-ën bëri pagesën e parë si dëmshpërblim, ndërsa 7 vite më pas Buxheti nxori sërish lekë për këtë godinë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA