Universiteti i Katarit, prona e të cilit u përdor si strehim nga kombëtarja e Argjentinës gjatë Kupës së Botës, njoftoi se dhoma ku qëndroi Lionel Messi do të ruhet si muze.
Ende nuk është bërë e ditur nëse vendi do të zhvendoset apo jo. Llogaria zyrtare e entit arsimor ka publikuar një postim në të cilin shfaqen 8 imazhe, përfshirë një vitrinë me fanella të lojtarëve të ndryshëm të kombëtares dhe një kuti me firmat e tyre.
Here’s a quick tour of La Albiceleste’s base camp at Qatar University!
The room where the Argentinian captain, Lionel Messi, stayed in during the World Cup will also be turned into a mini museum soon!#Qatar #ARG #Argentina #Qatar2022 #FIFAWorldCup #LaAlbiceleste #LionelMessi pic.twitter.com/0UsdkBvcdX
— The Peninsula Qatar (@PeninsulaQatar) December 27, 2022
Ka edhe foto të objekteve të ndryshme që janë ngritur në kompleksin e përdorur nga “Albiceleste”. Dhoma e Messit ishte B201, ku “pleshti” qëndroi vetëm gjatë gjithë Kupës së Botës. E vetmja natë në të cilën ai ndau vendin ishte ajo para finales, kur mori një vizitë nga Sergio Aguero. Dhomën e Messit gjatë Kupës së Botës mund të vijnë ta vizitojnë të gjithë futbolldashësit nga e gjithë bota.
Ndërkaq, postimi i Lionel Messi-t për kampionët e botës në Argjentinë është kthyer në foton më të pëlqyer në historinë e Instagramit, duke kaluar një imazh të një veze. Ky postim mori 56.1 milionë pëlqime, por imazhi i Messi-t i tij duke e ngritur lart Kupën e Botës pasi Argjentina mundi Francën në finalen e Kupës së Botës të së dielës, tashmë e ka kaluar atë.
Rikujtojmë, se Messi është bërë futbollisti me më shumë ndeshje në një Kupë Bote. Ylli argjentinas ka parakaluar gjermanin Lothar Mathaus, i cili kishte luajtur 25 ndeshje dhe mbante rekordin. 7 herë fituesi i Topit të Artë u bë i pari futbollist në histori, që gjen golin në çdo fazë në Botërorit, në grupe, 1/8-at, çerekfinale, gjysmëfinale e finale.
Top Channel