Martinezit i tregohet “dera”, Aston Villa ëndërron Bonon

27/12/2022 09:06

Pavarësisht Kupës së Botës që sapo fitoi si protagonist, Emiliano Martinez largohet nga Aston Villa.

Siç raportojnë mediet spanjolle, Unai Emery duket në fakt i vendosur për ta zëvendësuar atë me një tjetër protagonist të madh të Katarit, pikërisht me portierin maroken, Yassine Bounou.

Klubi anglez dëshiron që ta ketë marokenin në skuadër dhe pritet që të nise bisedimet me Sevilla-n, skuadër me të cilën portieri ka kontratë deri në 2025-ën./ Super Sport

Top Channel