Foto/ Mes luftës dhe dimrit të acartë, jeta e përditshme e banorëve në Ukrainë

27/12/2022 10:51

Banorët e Ukrainës po vijojnë jetën e tyre me vështirësitë që u ka ofruar lufta dhe dimri i acartë.

Të gjithë po mundohen të gjejnë zgjidhje për gjërat me jetike të mundshme, të cilat janë të përditshme.

Disa banorë në Bakhmut, të cilën forcat ruse janë përpjekur ta marrin në kontroll prej javësh, u fotografuan teksa rrinin në radhë për ndihma dhe prisnin drunjtë për ngrohje.

Lufta në Ukrainë vijon prej muajsh, ku një ndër rajonet më të goditura mbetet Bakhmut. Ndërtesat janë shkatërruar, ndërsa banorët po përballen vazhdimisht me bombardimet intensive.

Tashmë përveç sfidave të sulmeve ruse, ajo që e bën më të vështirë situatën janë temperaturat e ulëta.

Për shkak të dëmtimit të qendrave të energjisë, shumë banesa mbetën pa ngrohje dhe ujë të pijshëm.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA