Moska nuk fal as për Krishtlindje, raketat vazhdojnë të bien në zonat e populluara të Ukrainës

26/12/2022 21:14

Lufta kundër Ukrainës nuk u ndal as për Krishtlindje, pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin tha se ai ishte i hapur për negociata, me forcat e tij që nisën më shumë se 40 sulme me raketa në ditën e Krishtlindjes, tha Kievi të hënën.

Ushtria e Ukrainës tha se forcat e Moskës, në 24 orët e mëparshme, kishin bombarduar dhjetëra qytete në rajonet Luhansk, Donetsk, Kharkiv, Kherson dhe Zaporizhzhia.

“Në drejtimin Kherson, armiku vazhdon granatimet me artileri të zonave të populluara përgjatë bregut të djathtë të lumit Dnipro”.

Sulmet ruse në termocentralet e Ukrainës kanë lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe presidenti Volodymyr Zelensky tha se Moska do të synojë t’i bëjë ditët e fundit të vitit 2022 të errëta dhe të vështira.Besimtarët ortodoksë të Ukrainës festojnë tradicionalisht Krishtlindjet më 7 janar, ashtu si Rusia.

Megjithatë, këtë vit disa ukrainas ortodoksë vendosën të festojnë më 25 dhjetor dhe zyrtarët ukrainas, përfshirë Zelensky, lëshuan urimet e Krishtlindjeve të dielën. Ndërsa Kremlini thotë se do të luftojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij territoriale, Kievi thotë se nuk do të pushojë derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga vendi.

Top Channel