U aksidentua për vdekje dhe u la në rrugë, identifikohet viktima në Elbasan

25/12/2022 09:50
Foto Ilustruese

Tre ditë pas aksidentit, është identifikuar personi që mbeti i vdekur në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Papër.

Familjarët kanë identifikuar Dalip Xhakoin, 53 vjeç nga fshati Vidhas i Elbasanit.

Policia dyshon se 53 vjeçari u përplas nga një makinë gjatë natës dhe me pas mjeti i largua duke e lënë të vdekur në vend.

Top Channel