Ky është Daniel Toska i cili qëndron në këtë shtrat prej 8 vitesh pas goditjes në tru nga temperature e lartë kur ishte 18 muajsh.

Hurmaja, nëna e Danielit banuese në qytetin e Rrogozhinën shpresën e shërimit të djalit e ka tek ata të cilët mund të ndihmojë për kryerjen e një operacioni të pa-përballueshëm prej saj.

E ka dërguar për vizitë dhe mjekët i kanë thënë që duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale e cila kushton mbi 40 mijë euro, një shume e pa përballueshme për ta.

Operacioni është njëra anë e problemit në familjen Toska. Atyre u duhet të sigurojnë çdo muaj 400 euro për medikamentet e Danielit.

E vetmja mundësi ekonomike për ta janë ato pak te ardhura qe siguron bashkëshorti i Hurmas nga puna e krahut kur gjen.

Sikur mos të mjaftonte sëmundja e djalit ditët e fundit kjo familje duhet të zgjidhë edhe një tjetër problem, gjetjen e një banese të re pasi këtë aktualen pronari e ka nxjerrë në shitje.

Top Channel