25 dhjetori i Krishtlindjeve ka mbledhur bashkë me qindra qytetarë në Kishën e Shën Gjergjit në Fier.

Që në orët e para të mëngjesit ata kanë ndjekur meshën e mbajtur me këtë rast për lindjen e Jezu Krishtit, birit të Perëndisë.

Hirësia e tij Metropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Imzot Nikolla, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve dhe gjithë komuniteti ka përcjellë urimin për më shumë paqe, mirësi dhe mbarësi në çdo familje.

Krishtlindja, është një ditë ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet.

Lindja e Jezu Krishtit birit të Perëndisë simbolizon dashurinë e Zotit për njeriun për të cilën ai erdhi mes nesh. Kjo dashuri kërkohet të mbretërojë kudo në tokë në të gjithë njerëzimin.

Top Channel