Besimtarët e krishterë anë e mbanë botës festojnë sot Krishtlindjen.

Në  qytetin biblik të Betlehemit me mijëra vizitorë iu bashkuan festimeve, pasi për dy vitet e fundit, pandemia i ka mbajtur larg.

Një meshën e mbajtur në mesnatë shënoi fillimin e festimeve që do vazhdojnë deri në fund të ditës së sotme

Edhe në Irak me mijëra morën pjesë në shërbimin e Krishtlindjeve në Kishën Katolike Siriane e cila pak kohë më parë mori bekimin e papa Franceskut

Në Meshën e Krishtlindjeve në Romë, Papa Françesku ka bërë thirrje të ndihmohen të varfrit e të dobtit. Ati i shenjtë e vendosi fokusin tek fëmijët që “vuajnë nga lufta, varfëria dhe padrejtësia”.

“Jezu Krishti na fton të shohim jetën, politikën dhe historinë me sytë e fëmijëve. Për shkak të luftës dhe urrejtjes, lindja e Jezu Krishtit na kujton se zoti është me ne, na do dhe na kërkon.”  Krishtlindjet nënkuptojnë që zoti është pranë nesh: Le të rilindë sërish besimi!”- ishte mesazhi i Papës.

Por këto Krishtlindje nuk do të jenë festë për të gjithë. Për Ukrainasit lutjet janë që lufta të mbarojë sa më  shpejt. Presidenti Volodymyr Zelenskyy dha një mesazh sfidues për Krishtlindje . “Ne nuk do të presim për mrekulli, por do ta bëjmë vetë”, tha ai.

“Kemi duruar sulme, kërcënime, shantazh bërthamor, terror dhe sulme raketash,” tha Zelenskyy në një rruge të errësuar, me disa drita vezulluese dhe një pemë Krishtlindjeje në sfond. “Ne besojmë se lotët do t’i lënë vendin gëzimit, se shpresa do të vijë pas dëshpërimit dhe vdekja do të mposhtet nga jeta,” tha Zelenskyy.

Top Channel