Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuare ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kapelja”  ku 30-vjeçari A. M, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësoren V. H., rreth 63 vjeçe.

Aktualisht ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Top Channel