Isli dhe Ledia janë të eleminuarit e dytë këtë gjysmëfinale të Dancing With The Stars, pas Salsanos dhe Lorit.

Isli ishte një prej personazheve më të dashur nga publiku, por nuk arriti të fitonte në garën me Arditin.

Pas 12 javëve, gjashtë çiftet garuan me njëri-tjetrin për të shkuar drejt finales.

Nga gjashtë prej tyre, vetëm katër shkuan në finale.

Tashmë në finalen e Dancing With The Stars janë Megi dhe Jurgen, Elhaida dhe Lediani, Sara dhe Luixhino, Arditi dhe Jora.

Ata do të garojnë për çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA