Një çift i ri nga Siçilia janë emëruar nga mediat italiane sot, si viktima të një vrasjeje shokuese në një ndërtesë apartamentesh në veri të Anglisë.
25 vjeçari Nino Calabro, i cili punonte në një kazino në Durham, dhe Francesca Di Dio, 21 vjeçe, janë gjetur të vrarë në apartamentin e tyre.
Një 21-vjeçar raportohet se është arrestuar nga policia në lidhje me ngjarjen pas gjetjes së trupave të të rinjve, por te dhënat mbeten te pakta dhe hetimet vijojne.
Policia britanike e Cleveland tha se nuk ishte në gjendje të konfirmonte identitetin e viktimave, ndërsa homazhe bëheshin në rrjet për të rinjtë e ndarë nga jeta, prej familjarëve dhe miqve të çiftit.
Një fqinj i tyre në Stockton tha: ‘Nino jetonte këtu dhe punonte në kazinonë Grosvenor Casino. Ishte shumë i sjellshëm dhe nuk e imagjinoj sesi ka ndodhur diçka e tillë”.
“Francesca ishte studente dhe kishte ardhur të vizitonte Nino, është e tmerrshme që dy të rinj të mrekullueshëm të humbin jetën kështu”.
Policia kishte gjetur trupat e Nino e Francesca vetëm pasi ishte dhënë alarmi nga familjet e tyre në Itali.
Çifti nuk i përgjigjej telefonatave prej dy ditësh dhe të afërmti ishin alarmuar për mirëqenien e tyre.
Një drejtues i kazinosë Stockton’s Grosvenor Casino tha se nuk mund të komentonte apo spekulonte, prej hetimeve në vijim të policisë.
Ndërkohë hetimet në vendngjarje vijojnë nga autoritetet britanike.
E përditshmja italiane La Stampa shkruante se prindërit e të ndjerit Nino ishin nisur drejt vendngjarjes në Angli.
Ai jetonte e punonte në Teesside prej dhjetorit 2019 dhe njihej në kazino si një krupier i preferuar nga frekuentuesit.
Homazhe të shumta bëheshin për Nino e Fancesca në rrjetet sociale, ku miqtë e familjarët shprehnin mosbesim e tronditje për ngjarjen.
Çifti ishin fejuar prej vitit 2019 dhe Nino kishte postuar në rrjetet sociale për gëzimin që Francesca do të vinte ta vizitonte për periudhën e Krishtlindjeve.
Autoritetet britanike në një deklaratë bënin apel për informacion mbi tragjedinë.
“I apelojmë kujtdo që ka kaluar në vendin e ngjarjes paraditen e të mërkurës 21 dhjetor, nëse ka parë dikë të dyshimtë ose aktivitet të dyshimtë, që mund të në ndihmojë në lidhje me tragjedinë”.
Top Channel