
25/02 09:55
Mateus Cunha nuk ia doli të përshtatet si duhet te Atletico e Madridit dhe pikërisht për shkak të minutave të pakta këtë sezon, nuk mori as ftesën për të luajtur në Kupën e Botës Katar 2022 me Brazilin e tij.
Simeone nuk beson më te sulmuesi brazilian, që në janar me shumë mundësi do të transferohet në Premier League, pikërisht te skuadra e Wolves, që drejtohet nga ish-trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui.
Ky i fundit pranoi se i pëlqen shumë Cunha dhe drejtuesit i kanë premtuar që do t’ia sjellin që në janar, teksa aktualisht po negociohet me Atleticon e Madridit për një huazim 6-mujor me të drejtë blerjeje.
Top Channel