Mesfushori Ander Herrera kaloi plot pesë vite te Manchester United teksa regjistroi 132 paraqitje me fanellën e Djajve të Kuq.
Gjatë epokës së tij në Old Trafford, 33-vjeçari provoi edhe tre trajnerë të ndryshëm duke nisur nga Louis Van Gaal, Jose Mourinho e në fund Ole Gunnar Solskjaer. Në një intervistë të fundit, Herrera i vlerëson maksimalisht të tre trajnerët, por veçon Mourinhon për mentalitetin e tij fitues.
“Van Gaal më mësoi të mos lëvizja shumë në fushë, me të fituam FA Cup, u kualifikuam për në Champions dhe unë personalisht u përmirësova shumë. Kam mësuar mjaftueshëm nga Van Gaal. Mourinho? Ai është një nga më të mëdhenjtë dhe një nga më të suksesshmit në histori. Ai më bëri të luaja në një pozicion të ri dhe me të u shndërrova në një mesfushor më difensiv. Me Mourinhon ishim një skuadër kundërsulmi, e megjithatë në fund të sezonit fituam tre tituj dhe u kualifikuam në Champions. Nuk ishte aspak keq, Murinhos nuk i interesonte shumë, kërkonte të fitonte dhe unë gjithashtu doja të fitoja, ia dolëm.
Solskjaer? Është një nga njerëzit më të mirë që unë njoh në botën e futbollit. ishte një legjendë e klubit, por ishte shumë i përulur për të pasur një raport ashtu siç duhej të ishte me lojtarët. Për punën e madhe që bëri në klub, mendoj se ai nuk mori vlerësimet e duhura, nuk pati as suksesin e merituar. Besonte shumë në filozofinë e Ferguson dhe u mundua ta kopjonte, por nuk ishte aspak e lehtë. Ishin lojtarë ndryshe dhe një moment tjetër, edhe futbolli kishte ndryshuar”, u shpreh Herrara, i cili është në pronësinë e PSG, por luan si i huzuar te Athletic Bilbao.
Top Channel