Ushtria e Pakistanit vret 33 militantë që morën peng stacionin e policisë, thonë autoritetet (fotot)

20/12/2022 16:39

Ministri i mbrojtjes së Pakistanit, Khawaja Asif tha sot se ushtria ka vrarë të gjithë 33 militantët ‘TTP’ “që kishin marrë peng një stacion policie në lindje të vendit.

Ministri Asif tha se 33 militantë të grupit të jashtëligjshëm Tehreek-i-Taliban Pakistan (TTP) që mbaheshin të arrestuar nga njësitë anti-terroriste në Bannu, ishin vrarë në përplasje me forcat e ushtrisë.

Rrjeti vendas Dawn tha se “terroristët” kishin mbajtur pengje brenda stacionit, por të dhënat mbi ngjarjen e raportuar se fundmi mbeten të pakta.

Asif tha se gjithçka kishte nisur kur një militant kishte marrë armën e një punonjësi të sigurisë dhe me të liroi militantët dhe mbante peng të tjerë persona. Kjo sipas tij, kishte sjellë ndërhyrjen e  forcave speciale të ushtrisë që kishin ndërhyrë me operacionin e shpëtimit. Ai shtoi se 10-15 komando të ushtrisë ishin plagosur dhe 2 kishin humbur jetën.

“Terroristët u eliminuan dhe i gjithë kompleksi ishte spastruar brenda orës 2:30 pasdite,” tha Asif.  

Zyrtarët qeveritarë shtonin se kishin negocjuar me militantët për të ndërprerë krizën e pengjeve por nuk kishin gjetur një kompromis, para se komandot e ushtrisë të bastisnin ambjentet.

Përplasja nisi kur një militant i arrestuar rrëmbeu kallashnikovin e rojës brenda impjantit në Bannu.

Militantët e TTP besohet se kërkonin kalim të lirë drejt zonave tribale të Vaziristanit.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA