Banorët e lagjes së Xekëve në Luzin e Madh të Rrogozhinës ankohen për rrugën e tyre prej 1 km të pa rregulluar.

Që prej vitit 1966 që kjo rrugë është hapur ashtu është lënë sot e kësaj dite. Në këtë lagje jetojnë rreth 80 familje, që në dimër të gjithë së bashku luten të mos bjerë shi, ndryshe përmbyten.

Fiksi i takoi nga afër këta banorë të cilët pohuan se rruga të vetme investime që ka parë kanë qenë nga vetë ata duke i hedhur zhavorr për mirëmbajtjen e saj, në total janë vetëm 2 km rrugë.

Banorët të irrituar shprehen se premtime kanë patur plot, por asnjëherë zgjidhje. “Kanë ardhur kanë premtuar u kemi dhënë votën , s’i kemi parë më” pohon njëri prej tyre “nëse nuk na e rregullojnë rrugën po e themi këtu publikisht ne bojkotojme zgjedhjet si lagje”.

Ata tregojnë se paguajnë rregullisht taksat  e gjelbërimit, ndriçimit dhe pastrimit, por kurr nuk kanë marrë shërbime.

Fiksi u interesua pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse , Bashkia Rrogozhinë. Drejtori Olsi Dranga  ishte në dijeni me problematikën e banorëve dhe i premtoi Fiksit se brenda një muaji do ndërhynin për stabilizimine saj, pra me çakull.

Pyetjes së Fiksit se kur kjo rrugë do shtrohej, drejtori Dranga u shpreh se duhet një projekt i mirë caktuar për lagjen dhe fonde gjithashtu.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA