Largohet nga dera e pasme, ish-i i Realit e mbyll pas 4 muajsh e gjysmë me Sevillan

20/12/2022 18:20

Përfundon pas më pak se pesë muajsh përvoja e ish-mesfushorit të Realit të Madridit, Isco, te Sevilla.

Klubi andaluz do të njoftojë në orët në vazhdim prishjen e kontratës me lojtarin e lindur në Malaga.

Isco firmosi më 7 gusht me Sevillan, por historia e tij me këtë skuadër zgjati katër muaj e gjysmë. Gjithçka nisi keq me shkarkimin e Julen Lopeteguit, për të marrë një rrugë pa kthim me diskutimin e tij të zjarrtë me Monchin disa javë më parë. Tani është koha për të kërkuar një sfidë të re.

Isco do të largohet nga Sevilla nga dera e pasme, pavarësisht se nënshkrimi i tij kishte ngjallur entuziazëm të madh te skuadra andaluze.

Ai ka luajtur 19 ndeshje me fanellën e Sevillas, duke shënuar një gol në Ligën e Kampionëve, në fitoren ndaj Kopenhagenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA