Grabitësja e shtëpisë së Robert De Niro merr dhuratat poshtë pemës së Krishtlindjeve (fotot)

20/12/2022 17:34

Një hajdute është kapur me presh në dorë brenda shtëpisë me qera të aktorit të njohur Robert De Niro në Manhattan, por tentonte të largonte fajin nga vetja duke pretenduar se ishte “e pafajshme”.

“Unë nuk doja të vrisja njeri!” tha 30-vjecarja Shanice Aviles, e cila është ndaluar edhe më parë për veprime të ngjashme, pas tentativë së grabitjes në apartamentin luksoz të aktorit në New York.

“Nuk kam shkuar në shtëpinë e Robert De Niro!”, tha Aviles për gazetarët e mbledhur në vendngjarje — madje në një moment ajo ishte duke buzëqeshur për kamerat. Policët më pas e shoqëruan brenda makinës.

Aviles, e cila sipas mediave ka rreth 20 ndalime të tjera për vjedhje shtëpie ose shkelje të vogla, ishte gjetur brenda apartamentit duke luajtur iPad-in e aktorit të famshëm si dhe duke marrë dhuratat nën pemën e dekoruar të vitit të ri, rreth orës 2:30 mëngjesin e sotëm.

Policët thanë se e kishin pikasur atë si person problematik teksa kishte tentuar të hapte dyer të bizneseve të tjera para se të arrinte në apartamentin e famshëm.

Madje oficerët e kishin parë teksa hynte në shtëpinë e De Niro, të cilën e mban me qera $69,000-në muaj, pa e kuptuar se kush jetonte aty, sipas burimeve vendase.

Aktori 79-besohet se ishte në shtëpi me të bijën në kohën e bastisjes.

Autoritetet thanë se Aviles ka dy paralajmërime ligjore për largim nga qendra e rehabilitimi të drogave, dhe shkelje të lirisë me kusht në Manhattan e Queens.

Përfaqësuesit e De Niro thanë se nuk do të komentojnë mbi incidentin.

FOTO GALERI
2/3
Shtëpia e De Niro, të cilën e mban me qera $69,000-në muaj

Top Channel