Pak më shumë se dy vite nga ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës, Argjentina u shpall për herë të tretë kampione e Botës.

“Pibe de Oro” tentoi ta fitonte si trajner në Botërorin e vitit 2010, në Afrikën e Jugut, me Messin nën urdhrat e tij, por nuk ia doli.

Në Napoli, aty ky “El Diez” shkroi histori në futboll, një turmë e madhe njerëzish, që po ndiqnin finalen e Katarit, brohoritën në kor, “Diego, Diego!”

Legjenda e futbollit, frymëzon edhe nga qielli!

Top Channel