Aktorja e njohur Jessica Biel, njëkohësisht bashkëshortja e këngëtarit Justin Timberlake u shpreh së fundmi duke treguar se si të jesh një nënë ‘ideale’. 40-vjeçarja tha në “The Drew Barrymore Show” se:
Epo, një nga këshillat më të shpeshta të prindërve është: ‘nuk mund t’i bësh të dyja në të njëjtën kohë’. Nuk është e lehtë për ta balancuar të gjithë jetën. Ju përpiqeni të jeni pranë fëmijëve, partnerit dhe miqve tuaj dhe keni ende kohë për veten dhe punën. Nuk mendoj se e bëj mirë, domosdoshmërisht. Ndihem sikur jam duke u tërhequr vazhdimisht në një mijë drejtime dhe kur thua se gjithçka është perfekte, brenda ka një trazirë të çmendur.
Jessica, e cila festoi një muaj më parë, 10 vite martesë me Justin Timberlake, foli për përpjekjet e tyre për të kaluar kohë cilësore së bashku pavarësisht orareve të ngjeshura dhe fëmijëve.
Justin gjithmonë thotë se nuk duhet të ndalojmë me’dating’, duhet të vazhdojmë të bëjmë takime romantike. Ai ka të drejtë, të gjithë duhet ta bëjnë për ta mbajtur lidhjen e gjatë dhe pasionante.
Rikujtojmë, se Justin Timberlake është bërë muzikanti më i fundit që ka shitur katalogun e tij muzikor. Fituesi i Grammy-t, nënshkroi një marrëveshje me ‘Hipgnosis Song Management’, një kompani e mbështetur nga firma e kapitalit privat Blackstone. Marrëveshja përfshin të drejtat e autorit të rreth 200 këngëve të Timberlake. Firma e kapitalit privat do të ketë këngët hit të muzikantit duke përfshirë “SexyBack”, “Can’t Stop the Feeling” dhe “Mirrors” nën kontrollin e tyre.
Top Channel