Momenti kur ish-kryeministri britanik, Tony Blair u prit si hero në rrugët e Kosovës pas luftës pjesë e serialit “The Crown”

15/12/2022 18:35

Mikpritja e Tony Blair si hero në rrugët e Kosovës në vitin 1999 pjesë e serialit të famshëm të Netflix, “The Crown”.

Tony Blair i luajtur nga Bertie Carvel teksa vizitoi vendin, që tani ka shumë ‘Tony’ dhe ‘TonyBlair’ të emëruar pas tij.

Ishte hera e parë e Blair në Kosovë pasi sulmet ajrore kundër Jugosllavisë detyruan presidentin Slobodan Millosheviç t’i jepte fund goditjes kundër shqiptarëve.

Blair vizitoi Prishtinën më 31 korrik 1999 dhe u përshëndet nga qytetarët. Njerëzit brohoritën për kryeministrin britanik, duke i dhënë dorën, lule, ndërsa kishte të tjerë që i puthnin edhe duart.

Momente nga xhirimet e serialit

Blair mbolli një pemë për të përfaqësuar rindërtimin e Kosovës.

 “Ajo që më ka dhënë kënaqësi është të shoh fëmijët e vegjël në paqe në atdheun e tyre”, ka deklaruar ai në atë kohë.

“Kjo është shpresa që kemi për të ardhmen. Kjo shpresë qëndron në qindra prej këtyre fëmijëve”.

Më pas ai vizitoi Kosovën më 12 korrik të vitit 2010.

Ish-kryeministri Tony Blair duke vizituar një kamp refugjatësh të Kosovës në Maqedoni në vitin 1999

Shumë rrugë në Kosovë u riemëruan për nder të vendimit të tij për të mbështetur përfshirjen e NATO-s në konflikt.

ish-kryeministrit u shfaq gjithashtu edhe në episodin e fundit të serisë së “The Crown”, e cila u publikua në nëntor, ku riktheheshin zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1996.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA