Histori e veçantë/ 30-vjeçari në Rusi si tifoz, në Katar titullar në finale
15/12/2022 16:35
Katër vite më parë, në Rusi, Emiliano Martinez ishte thjeshtë një tifoz i Argjentinës, por sot gjërat kanë ndryshuar.
Në Katar, Martinez është portieri i parë i dy herë kampionëve të botës dhe një nga pikat më të forta të Argjentinës dhe këtë e tregoi edhe ndaj Holandës.
Nga tifoz te titullar në finale. Një histori fantastike, me portierin e Aston Villa-s që po shijon një nga momentet më të bukura dhe më të veçanta në karrierën e tij.
Ndaj Francës, 30-vjeçari do të luaj ndeshjen numër 26 me Argjentinën, ndërsa ka debutuar në përfaqësuese vitin e kaluar./ Super Sport
Top Channel